Blerina Bombaj është një nga dietologet më të njohura shqiptare, e cila është shumë e komentuar në media dhe mjaft aktive në rrjetet sociale.
Aty Blerina publikon foto të ndryshme. Së fundmi, dietologia publikoi një video ku bisedonte me dy fëmijët e saj.
Por në mes të shumë komenteve, ajo vuri re komentin e një ndjekëseje që i thoshte: “Më duken si doën këta fëmijë. Zot më fal”.
Blerina nuk ia kurseu përgjigjen ndjekëses në fjalë duke u shprehur se një koment i tillë i duket shumë i ulët dhe “nuk ka Zot që fal këtë shprehje per ata femijë që s’kane asnje faj qe kane lindur me Sindrome Down”.
“Merites i duken femijet e mi si down, por Merita nuk e di qe femijet me Sindrome Down jane te Perendise ndersa grate e liga i perkasin vetem Djallit dhe ne ferr digjen. Nuk ka Zot qe te fal ty Merita, jo per femijet e mi, por per ata femije qe s’kane asnje faj qe kane lindur me Sindrome Down. Kete koment zgjedh ta bej publik per te vetmen arsye se kjo shprehje me duket kaq e ulet sa ska!”, ia ka kthyer Blerina.