Agjencia Europiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës anti-COVID.
Sipas kësaj Agjencie, mendimi i saj për vaksinën e PFIZER do të jepet në 29 dhjetor dhe më pas mendimi do t’i përcillet vendeve anëtare për aprovim.
Ndërkohë është shtyrë edhe aprovimi i vaksinës së kompanisë MODERNA deri më 21 janar të vitit 2021.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn kishte njoftuar për vaksinim të popullsisë para vitit 2021, por tashmë ai tha se duhet të prersim deri në fillim të vitit të ardhshëm.