Tashmë nuk ka më dyshime! Dashuria është në ajër mes Elhaidës dhe Ledianit. Madje, ata e pranuan në puntatën e “Dancing With The Stars” se janë të dashuruar dhe tashmë janë në një marrëdhënie dashurie.
Elhaida tha se prej javësh kanë ndjenja për njëri-tjetrin por nuk kanë dashur ta bëjnë me dije për publikun.
Mirëpo, jo vetëm kaq pasi dyshja paskan plane.
Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.
Mesa duket cifti i paska bërë planet gati!
Më herët, gjatë një interviste Elhaida u pyet: Çfarë do të bënte këngëtarja me paratë nëse do të fitonte ‘DWTS’ dhe a mendon se është e avantazhuar nga juria?
“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme.”