Italia ka shënuar një numër rekord viktimash gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të koronavirusit.
793 persona kanë humbur jetën, një shifër e tmerrshme, që dëshmon se vendi tashmë është gjunjëzuar përballë Covid-19.
Italia është vendi më i goditur nga virusi në mbarë botën, me 4,825 vitktma, duke tejkaluar numrin e të vdekurve në Kinë, vendi ku u shfaq fillimisht koronavirusi.
Pavarësisht masave radikale të qeverisë italiane, e cila e ka shpallur të gjithë vendin një zonë të kuqe dhe ka karantinuar qytetarët në masë, ende nuk po shihet një ulje e fataliteteve në këtë vend.
/TPZ.al/