Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takoi këtë të enjte banorët e prekur nga tërmeti në Durrës. Teksa dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, Kryemadhi tha se nuk mund të premtojë rregullimin e shtëpive.
“Nuk ju premtojmë se do ju rregullojmë shtëpitë sepse nuk kam gjë në dorë unë, s’jam as pjesë e qeverisë, as e bashkisë. Ai thotë unë do ta shemb shtëpinë dhe ik. Po nëse ti nuk bën një kontratë, të jesh i bindur që nesër a pasnesër nuk do të kesh asgjë në dorë. Ju durrsakët e keni respektu shumë këtë qeveri. Unë sa kam mundësi me ndihmu, do të ndihmoj.”