Në takimin mes Anës dhe Erjonit javën që lamë pas, është përmendur dhe emri i Fatjonit.
Ana e ka përkufizuar djalin si “të llastuar”. Ky përkufizim nuk u prit mirë nga Fatjoni, i cili tha se ai nuk ka ardhur në emision për të treguar historitë e dhimbshme të jetës, por të dashurohet. Më tej shtoi se ai nuk është i llastuar dhe mund të ketë halle e probleme më shumë se sa mund të kenë konkurrentët e tjerë. Ndërkohë gjatë fjalës së tij ndërhyri dhe Ana, e cila kërkoi ndjesë nëse Fatjoni është ndier keq, por shtoi se të gjithën e ka pasur si kompliment dhe jo në konotacion negative.
Fatjoni: Peripecitë që kam kaluar unë janë më të mëdha se ato tuajat. Unë kam ardhur këtu për t’u përputhur. Unë këtu kam ego, nuk mund ta ul veten dhe të dukem bukur në sytë e publikut. Më kanë konsideruar të përkëdhelur, unë se ul veten sepse kam ego. Por nuk jam i përkëdhelur.
Ana: Unë se kam thënë që të ofendoj, ishte diçka pozitive. Të kërkoj ndjesë nëse je prekur. Edhe unë jam e përkëdhelur. Të gjithë kemi halle, as unë nuk kam ardhur dhe të flas për hallet e mia. Unë s’jam këtu për halle por jam për tjetër gjë.