“Sunny Hill Festival” përfundoi edhe në Tiranë! Shumë artistë të njohur shqiptarë por edhe të huaj u ngjitën në skenën e madhe dhe elektrizuan vendin.
Mirëpo, Dua Lipa nuk performoi.
Por një lajm mjaft i rëndësishëm është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se Lipa do performojë në Tiranë në nëntor.
“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook krahas videos që ka publikuar.