Javën e kaluar shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale për shkak se po tërhiqte zvarrë qenin e tij me makinë. Por vetëm disa ditë pas pas arrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha.
Mësohet se 50-vjeçari ka vrarë veten në Peshkopi, vendlindjen e tij ku ishte larguar pas ngjarjes së bërë publike në mediat online. Lajmi e rëndë e bëri publik një nga familjarët e tij në rrjetet sociale. Më herët në media u raportua se ai ndërroi jetë për shkak të një infarkti por ngjarja mesa duket është ndryshe.
Reagimet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale duket se e kanë çuar në një gjendje të keqe Perkoxhën, i cili mori këtë vendim drastik për ti dhënë fund jetës.