Prej më shumë sesa 6 muajsh Albi ishte pjesë e Përputhen. Konkurenti erdhi në program për të kërkuar dashurinë, por duket se ende nuk e ka gjetur.
Për këtë arsye përgjatë mbrëmjes së sotme, ai ka bërë me dije vendimin e tij për t’u larguar nga ky format. “Faleminderit dhe Më Falni . Faleminderit @olsamuhameti që më dhe mundësin të isha pjes e këtij formati, faleminderit gjithë produksionit për punën e palodhshme që bëni.
Faleminderit çdo konkurrenti/e qe ka qen pjes e këtij rrugëtimi me mua për çdo emocion dhe moment të bukur. Më falni nëse që nga produksioni e deri tek çdo konkurrent me ndonjë fjalë apo veprim timin ju kam prekur ose ofenduar, asgjë personale . Faleminderit të gjithë ju që më keni mbështetur në këtë rrugëtim dhe keni qen me mua çdo moment .
Faleminderit dhe ju që më keni kritikuar, me ka shërbyer për tu bërë njeri edhe më i mirë. Me falni nëse për ndonjë gjë ju kam zhgënjyer Faleminderit @borazemani për profesionalizmin e treguar dhe ty @arjankonomi_. Vërtetë ishte një rrugëtim shume i bukur ku mbase nuk gjeta dashurinë po njoha një shok, mik, vëlla si @bashkimsaitil. PERULJE.”