Sarah Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Goca e Gra”, ku ka folur për jetën e saj personale
Mirëpo, ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Einxhel Shkirën, ku u hamendësua se vajzat nuk flasin me njëra tjetrën pasi Sarah nuk u shfaq në festën e prezantueses për zbulimin e gjinisë së bebit.
“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”- theksoi Sarah ndër të tjera.