Olsi Bylyku dhe Rezart Veleshnja kanë punuar në ‘Portokalli’ së bashku për vite me radhë, por sot nuk flasin. Në fakt siç vetë Olsi ka treguar, ka kohë që nuk ka komunikim mes tyre. Gjithçka ka nisur gjatë një udhëtimi të stafit në SHBA, por aktori as nuk e mban mend arsyen e saktë.
Detajet, i tregoi në ‘Roped With Olsi’, por duke shprehur edhe konsideratën që ka për artin që Veleshnja bën.
“Kemi pasur një zënkë me Rezart Velshnjan kur kam qenë në Portokalli, ka nisur në Amerikë kur kemi qenë me turneun e Portokallisë dhe sot e kësaj dite nuk flas, por gëzoj shumë respekt për punën që ai bën dhe për atë vetë si person. I uroj shumë suksese dhe i them bravo të qoftë, sepse është artist i vërtetë për punën që ai bën”, ka rrëfyer Olsi.
Aktori ka rrëfyer se ky është i vetmi person me të vilin nuk flet nga trupa e ‘Portokalli’./