Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur me surpriza dhe shumë të papritura, teksa vajzat kanë takuar Saimirin në një qendër SPA.
Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i këtij show ndau disa biseda të shkurtra edhe me disa nga konkurrentet.
Kësaj here ai ftoi vetëm njërën nga binjaket për një takim të shkurtër, Silvanën.
Saimiri u shpreh se ajo i pëlqen më shumë se e motra, pasi është e thjeshtë dhe Albana i duket shumë tip i ftohtë.
Më tej ai e ngacmoi edhe për të motrën duke e pyetur se si do të ndihej Silvana nëse ai do të puthte Albanën.
Në vijim të këtij diskutimi, Silvana është shprehur se nuk e ka problem t’i dhurojë një puthje 33-vjeçarit, por ai ka thënë “jo sot”.
Silvana: Si je?
Saimiri: Mirë, si je ti?
Silvana: Mirë shumë mirë
Saimiri: Ty të zgjodha unë sepse, me të vërtetë motra jote është gati e njejtë por ti më ke pëlqyer si tip pak më shumë sepse më dukesh që je më e thjeshtë, je më e dashur, dmth e kam vënë re këtë gjë. Motra jote është shumë më e ftohtë.
Silvana: Në përgjithësi çunat e preferojnë shumë Albanën sepse është tip i vështirë
Saimiri: Janë çunat e dobët që preferojnë dikë me karakter të fortë, kurse unë kam karakter të fortë për vete kështu që…
Silvana: Po pse, duhet të jesh e dobët për ty?
Saimiri: Po sepse thonë që gjërat e kundërta tërhiqen gjithmonë, kur është një mashkull i dobët do një femër të fortë që ta drejtojë, kurse unë s’kam nevojë të kem një femër të fortë
Silvana: Unë jam shumë e fortë
Saimiri: Ti e fortë duhet të jesh sepse nuk dua gjëra që s’kan mendim ose për çdo gjë të thotë okay. Tani po putha unë për shembull motrën, si do ndihesh ti? Ose po të putha unë ty, si do ndihet motra?
Silvana: Është një situatë shumë delikate, ti duhet ta puthësh motrën por duhet ta ndjesh me të vërtetë jo për të parë reagimin tim.
Saimiri: Po ta di të paktën që po të putha ty, e humba motrën ?
Silvana: Do të të mbys
Saimimiri: Ça duhet të ketë një djal që të të pëlqejë ty?
Silvana: Secili duhet të ketë lirinë e vet, të punës, të telefonit. Nuk më pëlqejnë këto marrëdhëniet ku kontrollojnë telefonin. Jam kundër.
Saimiri: Po pse cfarë ka të keqe, ça flet ti me të afërmit e tu që s’duhet ta dije ai?
Silvana: Po pse duhet të dijë çdo mesazh? Dmth ti je pro konktrollimit?
Saimiri: Nuk është puna kontroll por fsheh diçka, unë nuk dua të kem sekrete. Kur jam në një lidhje s’kam pse të mbaj sekrete.
Silvana: Ti nuk e ke problem të ta marr unë telefonin dhe të kontrolloj çdo gjë, Whatsapp, Intagram?
Saimiri: Jo nuk e kam. Po të shkruaja me femra të tjera do kisha frik
Silvana: Ti ke tradhtuar ndonjëherë?
Saimiri: Jo sepse e shoh si një gjë shumë të ulët. Ke qenë xheloze për ndonjë vajzë ti?
Silvana: Në momentin që hidhen tek ti 9 vajza, të fërkoheshin dy këtu e tre mbrapa, tre të ashtu për trëndafilit, për mua një vajzë që ka dinjitet të përqafon si të pëqafoj unë, ta jap dhe nji puthje në buzë po desha se nuk e kam problem fare. Sot s’ta jap se s’dua unë
Saimri: Jo sot jo
Silvana: Pse nuk e do ti sot, nuk e ndjen sot
Saimiri: Jo është herët sot, të jap një përqafim.
Ndërkohë, në përfundim të takimit me Silvanën, Saimiri ka takuar edhe Enxhin.