I ftuar në “Goca dhe Gra”, Ardit Çuni foli me emra për konkurentët që do të lënë garën e “Dancing With The Stars” duke nisur nga kjo e premte.
Në rradhën e të eleminuarve në javët në vijim, ishte edhe Megi Pojani, e cila sipas këngëtarit nuk do të mundet ta prekë finalen e këtij spektakli.
Epo kur komenton duhet të jesh i përgatitur edhe të presësh përgjigje. Sepse aktorja e ka gati të sajën për komentin e Arditit.
“Ok mirë ika. Po ku iki të lutem më jep një direktivë,”ka ironizuar Pojani.
Gjatë intervistës së tij, kujtojmë që Çuni vlerësoi Elhaida Danin si konkurrenten më të fortë, e cila sipas këngëtarit do të dalë në finale përballë tij.
“Mendoj që gara e fortë është midis meje dhe Elhaidës edhe nga rezultatet midis ne të dyve, unë e vlerësoj shumë disiplinën e Elhaidës, por unë them një gjë tjetër, që unë bëj në skenë,”-përfundoi Arditi.
Këngëtari u shpreh se edhe juria duhet të niste të diferenconte çiftet më të mira, ku sigurisht ai dhe partnerja e tij Jora kryesonin listën.
“Ajo që unë mendoj dhe këtë e them pa doreza, mendoj që juria duhet të fillojë të ndajë edhe nivelet, nuk mund ti fusë të gjithë në një thes.”