Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në komunikimin e parë publik klidhur me shpalljen non grata nga DASH të ish-kryeministrit Sali Berisha tha se nuk ka asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë Sekretari i Shtetit.
Por ajo u duk sikur u kap në befasi kur gazetarët i pohuan sen Berisha e ka paditur sekretarin Blinken për “shpifje”
“Nuk e kam idenë për çfarë po flisni, ju kërkoj ndjesë”.
Nga Vlora ku ndoqi stërvitjen ushtarake “Difender Europe 2021”, Kim përcolli këtë mesazh.
“Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s, Shqipëria do të jetë anëtare e BE, Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve.Shteti ligjor duhet të prevalojë, të mbizotërojë. Ky duhet të jetë një vend i pasur.Për të arritur aty askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të vinë në një fund dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë. Ky nuk është projekt vetëm i SHBA dhe thjesht një projekt i juaji, por është një projekt që ne së bashku mund ta bëjmë. Populli shqiptar dhe amerikan. Le të vazhdojmë të bëjmë përparim”.
Ambasadorja amerikane tha se prioritetet e SHBA-së mbeten demokracia, mbrojtja dhe biznesi.
“Tani jemi duke hyrë në një periudhë domethënëse të gjithë këtyre zhvillimeve”.
Sa i takon biznesit, ajo tha se “kemi parë që ka zhvillime të mëdha të biznesit në jë front tjetër, zhvilime të mëdha nga anan e biznesit amerikan në fushën e energjisë”.
Por në cilësinë e ambasadores së SHBA në Shqipëri ajo tha se “do të doja të shikoja më shumë mundësi, zhvillim ekonomik për vendin sepse Shqipëria është një vend i shkëlqyer. Kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Unë kam pjesën time për të luajtur por edhe ju keni rolin tuaj për të bërë. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse edhe në to, e keni parë dje dhe një ditë më parë. Janë zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë”
Sa i takon bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes, Kim nënvizoi se Shqipëria është vendodhja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
“Këtë javë kemi vizituar Bizën për të parë operacionet e uljes ajrore, Kuçovën për të parë operacionet ajrore dhe mbrojtjes ajrore dhe sot këtu në Pashaliman për të parë operacionet detare. Kjo është për të siguruar se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ata janë dominues në tokë, në ajër në det”.