Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen. Ky është një fakt që nuk e fshehin dot më sipas të afërmve të tyre. Pas gjashtë vitesh martesë dhe më shumë se tetë vite bashkë, ylli i reality dhe reperi po ecin në rrugë të ndara.
Çifti e bëri publike lidhjen në prill të 2012-ës dhe kanë 4 fëmijë: North West, 7 vjeç, Saint West, 5 vjeç, Chicago West, 2 vjeç, and Psalm West, 20 muaj.
“Kanë arritur në pikën që nuk rrinë më bashkë prej muajsh si çift”- tha një burim për E!
“Kanë takuar njëri tjetrin për hir të fëmijëve por kanë jetuar të ndarë.
Kim e di që martesa e saj ka mbaruar dhe këtë e di prej muajsh tashmë por nuk po e bën publike derisa të sigurohet që është vendimi i duhur për fëmijët” -ka shtuar burimi pranë Kim Kardashian. Në korrik ajo foli për herë të parë në lidhje me bipolaritetin e Kanye dhe problemet e tij me shëndetin mendor. Mesa duket gjërat kanë ardhur duke u përkeqësuar për një nga çiftet më të famshëm të showbizit.