Pas pjesëmarrjes në spektaklin e njohur ‘Big Brother VIP’, Efi Dhedhes ka arritur të fitojë zemrat e një audience të gjerë. Bukuria dhe karizma e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke e bërë atë një nga figurat më të diskutuara. Efi është cilësuar si një nga vajzat më të bukura në skenën publike, me shumë të krahasuar ngjashmërinë e saj të madhe me dy emra të njohur të showbiz-it shqiptar, Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën.
Së fundmi, Efi ka vendosur të hedhë një kthim pas në kohë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të bërë 11 vite më parë.
Fotografia e postuar në Instagram ka tërhequr vëmendjen e madhe, duke shfaqur një pamje të ndryshme të Efit para ndërhyrjeve estetike. Ish-banorja e ‘BBVIP’ shfaqet në këtë foto pa ndërhyrje, duke treguar ndryshimin e madh në pamjen e saj gjatë viteve. Ky postim ka nxitur një sërë komentesh dhe diskutimesh rreth ndikimit të ndërhyrjeve estetike në imazhin publik dhe vetëbesimin e personazheve në botën e spektaklit.”