U përfol që në fillim se do të ishte fituese e Fest 59 dhe ashtu ndodhi. Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” me këngën “Karma”.
Të shumtë ishin ata artistë që dolën të pakënaqur me këtë fitore duke aluduar se çmimi ishte i ”shitur” si çdo edicion.
E para që reagoi kundër fitores së Anxhelës ishte Enxhi Nasufi, e cila edhe para disa kohësh u shpreh se ishte vetë Peristeri që i përhapi lajmet e rreme për fitore disa muaj më parë. Gjithashtu edhe Rosela Gjylbegu shprehu hapur pakënaqësitë e saj për festivalin.
E ndërsa të gjithë e prisnim sot ka ardhur edhe reagimi i vetë Anxhelës. Ajo nuk i ka cekur aspak komentet negative përveçse ka shprehur mirënjohjen për mbështetësit.
Ky është postimmi i saj:
“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin.Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime.Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur. Pergezoj organizatoret e festivalit Z. @martin_leka Z. @sokol_marsi dhe regjizorin @palikuke , te gjithe te tjeret qe punuan mbas kuintave dhe @klodianqafoku sidomosdhe gjithashtu dua te bej nje falenderim te vecante per @kledibahiti dhe @olticurri pa te cilet sdo ishte kjo kenge, @esdalin_gorani dhe trupen e tij per koreografine e mrekullueshme, @jonipeci_store per imazhin tim dhe @lorel_makeupartist per make-up dhe floket e mia. Dhe embelsiren per ne fund. Dua te falenderoj pa mase jurine e festivalit qe e shpalli kengen time fituese te ketij edicioni te 59 dhe na dhane mundesine per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion! Ishte nje festival i jashtezakonshem qe me dha nje lumturi te jashtezakonshme! Shendet dhe dashuri per te gjithe!”