Dy prej të ftuarit e punatës së sotme të “E Diell” ishin këngëtarja Kleoniki Delijorgji dhe gazetari Bledi Mane, të cilët morën pjesë në rubrikën “Trotuar”.
Këtë herë, tema ishte “Seksizmi”, frymëzuar nga debati i një jave më parë mes Nikit dhe Rezart Veleshnjas, por edhe rubrikën në fjalë e shoqëruan replikat dhe debatet.
Fillimisht, fjalën e mori Delijorgji, e cila u shpreh se seksizmi në vendin tonë, jo vetëm që është prezent, por edhe pranohet nga të dyja gjinitë, edhe nga burrat, edhe nga gratë si pasojë e diktaturës komuniste.
Pas fjalës së këngëtares, ka nisur të flasë Bledi, i cili ka kundërshtuar parafolësen. Këtu ka nisur dhe debati mes të dyve, ku Niki është shprehur herë pas herë me fjalitë: “Nuk dua të më flasësh më ti, boll”, “Ty të ka sjellë për të na acaruar ne, më duket!” apo “A mund të mos më flasë ky [drejtuar Bledit]”.
Mirëpo, këtë rradhë debati nuk ka degraduar deri në ofendime personale si në rastin e debatit me Rezartin. Gjithsesi, ju mund ta ndiqni të plotë rubrikën më poshtë:
*Debati nis ne 10:45 dhe vazhdon përgjatë minutazhit