Avokati Spartak Ngjela deklaron se “Reforma në Drejtësi dhe antikorrupsin nuk ka trembur vetëm politikanët por edhe gazetarët e moderatorët.” Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela paralajmëron ndryshime të papritura gjatë muajit tetor.
Postimi i plotë:
Reforma në drejtësi dhe antikorrupsin, nuk ka trembur vetëm politikanët e lartë dhe gjyqtarët e korruptuar: ajo ka trembur edhe gazetarët e moderatorët e shitur te korrupsioni i lartë shtetërorë.
A e di këtë ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja e nderuar për shqiptarët, Yuri Kim?
Sigurisht që e di.
Madje këtë ajo e provoi dhe sot.
Një gjë është e sigurt: të temburit nga ligji dhe drejtësia, kur bashkohen bëhen qesharakë.
Do të krijohen shumë situata të tilla qesharake nga bashkimet e të korruptuarve, gjatë muajit tetor të këtij viti.
Keni për t’i parë…