U komentua gjatë në rrjet puthja e parë mes Sarah dhe PM gjë që bëri një pjesë të madhe të publikut të mendonte se po lind dhe çifti i parë. Afrimiteti mes tyre u duk dhe ditët në vazhdim, ku nuk kanë munguar as përkëdheljet e as puthjet.
Mirëpo, PM gjatë javës ka deklaruar se nuk do të ketë në lidhje mes tyre brenda shtëpisë. Në spektaklin e sotëm, ata ishin në ‘sinkron’ sa i përket vendimit. Të dy ranë dakord që të njhen jashtë, të pakushtëzuar nga rrethanat në të cilat ndodhen.
“Këtu brenda nuk do të ketë më asgjë, as puthje”, tha Sarah, deklaratë që u kundërshtua nga banorët, por blogerja kërkoi që të mos e diskutonte më.
Nga ana tjetër, thuajse të gjithë banorët, binin dakord se mes tyre ka pëlqim, por duhet të hiqnin dorë nga komplekset dhe pengesat.
Nga ana tjetër, ish-banorët, Paloma dhe Arditi, thanë se e shihnin problemin tek Pajtimi, që sipas tyre ishte i paqartë dhe i pavendosur.