Pak ditë më parë Rozana Radi konfirmoi se edhe në sezonin e ri televiziv do ta shohim në ekran, ndërkohë që do të vazhdojmë ta shohin në “shtëpinë” e saj mediatike tashmë prej disa kohësh, në MCN TV.
Artistja me anë të një postimi në Instagram, po ashtu ka bërë me dije edhe formatin e programit që do të drejtojë e ndryshe nga cdo herë tjetër do ta shohim të na bëjë shoqëri cdo pasdite, pikërisht me një emision për të gjithë shtëpinë.
Ndërkohë, Rozana nuk ka zbuluar ende datën e nisjes së programit, por mund të na ketë treguar emrin që ai do të mbajë. Kështu, sërish nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotoje ajo shkruan: “Një gotë Rose”, teksa e shoqëron me emojin e gotës së verës, të njejtin që kishte përdorur edhe kur bëri me dije aventurën e re televizive.
https://www.instagram.com/p/Cia9tsftALI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d1099c2a-8213-4d44-ae70-920fb78eb0e5