Ai është një nga moderatorët më simpatikë dhe të suksesshëm…
Së fundmi e kemi parë të prezantojë përkrah Alaudinit emisionin “NIN” në Klan Kosova, por sicc duket Meriton Mjekiqi nuk do të jetë më pjesë e tij. Përpos popullaritetit të tij në Kosovë, Meritoni u bë shumë i njohur edhe në Shqipëri,për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e fundit të “Dance With Me”.
Por, ka kohë që Meritoni nuk është parë në programin televiziv që drejtonte, madje, emri i tij nuk figuron në stafin e emisionit.
Sonte ai ka publikuar një foto në Instagram, ku paralajmëroi diçka të re, por nuk ka zbuluar detaje më shumë.
Se ku do ta shohim atë, presim ta mësojmë në ditët në vijim.