Aktori i njohur turk, një nga më të pëlqyerit e publikut dhe shumë i suksesshëm në karrierën e tij, Çagatay Ulusoy ka festuar në 23 shtator ditëlindjen.
Aktori ka mbushur 30 vjeç dhe në këtë ditë ka zgjedhur të falenderoj të gjithë fansat për urimet përmes një postimi në Instagram.
Çagatay shfaqet me tortën e ditëlindjes para dhe i buzëqeshur, por në sy ka rënë pamja e transformuar e aktorit.
Disa e kanë krahasuar aktorin me Pablo Escobar ndërsa të tjerë të habitur i kanë komentuar:
“Vëlla ç’të ka ndodhur?”.
Ndërkohë krah fotos Çagatay i uroi të gjithë një jetë të lumtur.
“Jam shumë mirënjohës për kauzën e madhe që ju keni bërë në emrin tim. Teksa fryj këto qirinj, uroj që secili nga ju të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Faleminderit të gjithëve”-shkruan aktori.