Arbana Osmani ishte adoleshente kur ka trokitur në derën e Top Albania Radios për të punuar vite më parë. Me naivitetin dhe vendosmërinë e një fëmije që ende nuk e di si funksionojnë gjërat, thjesht shkoi në radio, i trokiti derës dhe ndeshi Bojken Lakon.
“Mendova atë ditë, kur pa më thënë njeri asgjë, thjesht e kisha dëgjuar si radio, ika tek dera, më doli Bojkeni dhe i thashë ‘keni nevojë për pezantuese?’” ka treguar moderatorja e Top Channel për Pop Culture në eventin e 20 vjetorit të radios. “Më tha ‘jo’ dhe ma mbylli derën. Pastaj 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese dhe unë e fitova. Por herën e parë më është mbyllur dera…”
Shumë shpejt Arbana dhe Bojkeni do të miqësoheshin, por përballja e parë le të themi nuk ka qenë shumë miqësore. Radio mbetet dashuri shumë e madhe për moderatoren, ndërsa intervista që i ka mbetur në mendje, ka qenë ajo me Edi Ramën.