Pak javë më parë, Meridiani tregoi se ka humbur të atin për shkak të Covid-19, duke bërë thirrje për vaksinim dhe ndërgjegjësim. Ai tregoi se ndonëse e kishte çuar të atin për kurim jashtë shtetit, fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19.
Mbrëmjen e djeshme gjatë një bisede me Monikën, ai ka shpërthyer në lot teksa fliste për vdekjen e babait.
“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, tha Meridiani
Banori tha se periudhën më të vështirë e kishte kur nuk gjente dot varrin e babait dhe teksa tregonte këtë, nuk arriti të mbante dot lotët.
“Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, shtoi ai.