Largohet Rudina Magjistari nga “Takimi i Pasdites”, rikthehet Anila Çela ne “Vizioni i Pasdites”.
Sezoni i ri televiziv do te sjelle disa ndryshime ne prezantimin e dy prej formateve entertainment më të njohur që shoqërojnë pasditet e teleshikuesve shqiptar. Kështu, Takimin i Pasdites në Tv Klan do të shoqerohet me largimin e prezantueses dhe bashkeideatores Rudina Magjistari. E ndersa ne Vizionin e Pasdites rikthehet e ëmbla Anila Çela.
Moderatorja e njohur e Tv Klan, Rudina Magjistari pak javë më parë ka bërë publik lajmin se së shpejti, së bashku me partnerin e saj, do të gëzohen me një fëmijë. Drejtuesit e këtij televizioni kanë vendosur të mos e zëvendësojnë Rudinën gjatë muajve të saj të parë, deri në lindjen e djalit. Siç mësohet së fundmi, Rudina do t’u rikthehet pasditeve të saj në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Një tjetër nënë e një djali, por të dytit tashmë, do t’i rikthehet “Vizionit të Pasdites” në Vizion Plus. Bëhet fjalë për moderatoren Anila Çela, e cila kishte munguar gjatë sezonit të fundit për shkak të pritjes së fëmijës së saj të dytë. Një rikthim që pritej nga teleshikuesit e ketij programi që e identifikojnë prej vitesh këtë format me prezencën e gazetares.