Gjigandi mediatik Sky do të ofrojë shërbimin e tij streaming NOW TV edhe në tregun spanjoll, vend ku kompania nuk është e pranishme me asnjë shërbim satelitor.
Brand-i NOW TV nisi fillimisht të jetë operativ në UK në korrik të vitit 2012, për t’u shtrirë më pas në Gjermani dhe sëfundmi në Itali.
Panorama e tregut spanjoll në këtë sektor nuk parqitet dhe aq mikëpritës për NOW TV, të cilit do duhet të përballet me gjigandin Netflix si dhe me Amazon Prime që pritet të debutojë së shpejti në Spanjë. Sfida duket e vështirë por duke njohur Sky padyshim që do të kemi të papritura.