Çifti i këngëtarëve tashmë i divorcuar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, janë bërë sërish bashkë për vajzën e tyre. Renee ka festuar ditëlindjen, dhe një festë pa të dy prindërit nuk quhet festë.
Çifti ka mbledhur njerëzit më të afërt, në një organizim të vogël për të lumturuar vajzën e tyre, në ditëlindjen e pestë.
Pjesë e festës ka qenë edhe këngëtarja e njohur Era Istrefi, motra e Norës.
Çifti është shprehur se pavarësisht që nuk janë më bashkë, ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kujdesen së bashku për vajzën e tyre./L.F-