Më 30 qershor 1995 emisioni cult i Viteve Nëntëdhjetë, i krijuar dhe me regji të Gianni Boncompagni, mbylli dyert e tij për herë të fundit.
Në 30 qershor, 1995, saktësisht 20 vjet më parë, “Non è la Rai” (Nuk është Rai) mbylli dyert e saj për herë të fundit. Inovativ dhe i shumë i diskutuar, programi i ideuar nga Gianni Boncompagni dhe Irene Ghergo, u kthye në një fenomen kulturor dhe një cult i televizionit italian të viteve nëntëdhjetë. I transmetuar në rrjetet e Fininvest për katër sezone, programi ka lançuar disa nga fytyrat më të njohura të televizionit dhe spektaklit italian duke filluar nga simboli i padiskutueshëm i programit: Ambra Angiolini, drejtuese e dy edicioneve të fundit.
Në Non è la Rai kanë hedhur hapat e parë shumë aktore dhe showgirl të televizionit italian, nga Laura Freddi tek Alessia Merz, nga Antonella Mosetti te Sabrina Impacciatore, pa harruar Claudia Gerini, Romina Mondello, Nicole Grimaudo.
Me regji te Gianni Boncompagni, programi debutoi ne drejtimin e Enrica Bonaccorti në 9 shtator 1991, në Canale 5, për të kaluar në dy sezonet e fundit në Italia 1 ne timonin e te paimitueshmes Ambra Angiolini. Një takim i përditëshmëm nga e hëna deri të premten, në transmetim të drejtëpërdrejtë, Non è la Rai ishte programi i parë i argëtues i përditshëm i Fininvest dhe ishte një sukses i menjëhershëm, i nxitur edhe nga merchandising i lidhur me programin.
Vajzat adoleshente, veshur me veshje qe nxirnin në pah hiret e tyre, që vallëzonin dhe këndonin, në të shumtën e rasteve playback përpara objektivit të kameras, si të ishin në dhomën e tyre të gjumit përfaqësonte një risi në televizionin italian, një risi shpesh e kritikuar ashpër. Mjaft e njohur polemika që ngjalli kënga Delusa e Vasco Rossi, në të cilën këngëtari sulmonte Boncompagni-n dhe programin. Përgjigjja ndaj këtij sulmi ishte sigla e sezonit të tretë Affatto deluse, teksti i të cilës i rekomandonte të painteresuarve që të ndryshonin kanal ose të lexonin një gazetë.
Non è la Rai gjithashtu shkaktoi një debat të ashpër për të rolin e adoleshenteve në TV dhe ka qenë objekt diskutimi i shumë kritikave nga ana e shoqatave të prindërve dhe të Kishës, që kontestonin imazhin e figures femërore të ofruar si mall komercial. Por mbetet fakt që programi u bë një fenomen i madh në mesin e të rinjve, nga vajzat e reja që ëndërronin të bëheshin fytyrat e reja të televizionit, tek fansat që prisnin në turma përpara studiove televizive në Romë për të rrëmbyer një autografin e një prej moshatareve që ishin bërë yjet e momentit në TV.
Per ta mbyllur, Non è la Rai me dy sezonet e fundit të drejtuara nga Ambra Angolini ishte kthyer në një fenomen edhe për rininë shqiptare të atyre viteve kur filluan të transmetoheshin kanalet Fininvest/Mediaset në Shqipëri. Madje shumë adoleshente e kishin idhullin e tyre Ambrën, jo më kot prindër që u bekuan ato vite me një vajzë e pagëzuan me emrin Ambra. Një fenomen që ndikoi edhe në kulturën e veshjes së atyre viteve tek vajzat shqiptare duke e parë televizionin italian si të vetmen dritare me sy nga modernja dhe emancipimi europian.
Burimi TGCOM24