Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka njoftuar shtyrjen e koncertit të tij të planifikuar për datën 21 gusht në Tiranë. Sipas një postimi në Instagram, Noizy ka bërë të ditur se koncerti do të mbahet më 27 shtator.
Për të gjithë ata që kanë blerë bileta, reperi ka garantuar se do të ketë rimbursim të plotë. Në postimin e tij, Noizy ka falënderuar fansat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar një mbrëmje të paharrueshme në datën e re të koncertit.