“Fiks Fare” ka nisur sezonin e tij të 22-të në mbrëmjen e 9 shtatorit, dhe këtë vit sjell jo vetëm investigime të forta, por edhe fytyra të reja në moderim dhe kërcim. Dy bukuroshet që iu bashkuan emisionit investigativ janë Dori Staka dhe Luisa Alexis Calderon Paez, të cilat do të shoqërojnë në studio Juli dhe Xhemi, dyshen e njohur dhe të dashur për publikun.
Dori Staka, një bjonde me përvojë në streat jazz, ka bashkëpunuar si koreografe me emra të njohur të muzikës shqiptare si Elvana Gjata, dhe ka marrë pjesë në workshope kërcimi në disa prej qyteteve më të mëdha evropiane si Milano, Frankfurt dhe Amsterdam. Përveçse e suksesshme në karrierën e saj në Shqipëri, ajo është e njohur edhe ndërkombëtarisht për punën e saj si balerinë dhe koreografe.
Ndërkohë, Luisa Alexis Calderon Paez, një brunete nga Spanja, është e diplomuar në koreografi dhe ka punuar si balerinë dhe koreografe me artistë të njohur spanjollë. Ajo ka fituar gjithashtu një bursë për të studiuar në Moma Academy Milano, dhe ka bashkëpunuar me DJ të njohur botërorë si DJ Diplo, Afrojack, dhe Steve Aoki. Luisa ka qenë pjesë e pandarë e tureve të këngëtares Elettra Lamborghini dhe ka performuar me artistë si Laura Pausini dhe Gypsy Kings.
“Fiks Fare”, tashmë një institucion në televizionin shqiptar, vjen këtë sezon me shumë risi dhe energji të reja, duke premtuar një eksperiencë edhe më tërheqëse për publikun.