Një vajzë me sindromën Daun i ka hapur rrugën karrierës si modele, pavarësisht faktit se shumica e njerëzve me një diagnozë të tillë përballen me paragjykime kur kërkojnë një punë.
Që fëmijë, Marian ëndërronte të pushtonte botën e modës dhe të merrte pjesë në pasarela.
Nuk kishte asgjë që mund ta ndalonte vajzën të arrinte ëndrrën e saj, nga fakti që ajo lindi me sindromën Daun deri tek gjatësia e saj, e cila ishte më e vogël se standarti që pasarelat kërkojnë.
Në vitin 2016, ajo përfundoi një kurs profesional në një shkollë modelimi ku kishte studiuar për 10 muaj.
Në të njëjtin vit, Marian ushfaq për herë të parë si modele në një shfaqje bamirësie nga stilistja Lina Lavin, e cila u mbajt në Madrid.
Marian gjithmonë e ka pëlqyer të vishet dhe të duket stil.
Ëndrra e saj më e madhe ishte të ecte në pasarela në një nga javët e famshme të modës.
Dhe kjo ishte e destinuar të realizohej. Ja çfarë thotë vetë vajza për këtë:
“Në Prill, mora një letër që thoshte se stilistja Talisha White dëshironte që unë të isha ‘modelja e saj e famshme’ në Javën e Modës në New York më 8 shtator 2018.
Më në fund, më në fund! Nuk mund të ndaloja së qari nga emocioni. Unë vazhdoja ta përsërisja, ‘Është ëndrra ime, është ëndrra ime’.
Marian vazhdoi, “Ajo datë po afrohej shpejt, sa herë që e mendoja isha e ngazëllyer. Unë do të sfiloja në New York, nuk kisha fjalë”.
“Asnjëherë nuk kam menduar që një vajzë, pa më njohur mua, do të besonte në mua, në përpjekjen time. Ajo është engjëlli im! ” bërtiti vajza.
Ishte Kenzie Dugmore, vajza e koordinatorit të Javës së Modës, e cila i shkroi vajzës, pasi ajo kishte hasur në një artikull në lidhje me Marian dhe ëndrrën e saj për të marrë pjesë në Javën e Modës në Facebook.
Më 8 shtator, Marian eci në pistën e Javës së Modës në New York ku u shfaq me disa veshje. Familja e saj brohoriste për të deri në sallën e pistës.
Në një nga intervistat , kur Marian u pyet se kush ishte mbështetja e saj kryesore, ajo rrëfeu se ishte motra e saj që ishte gjithmonë me të, duke i dhënë asaj mbështetjen e nevojshme dhe madje e ndihmon atë të bëjë fotografi për rrjetet sociale.
Përveç modelimit dhe trajnimit të rregullt në shtëpi, ajo gjithashtu merr pjesë në mësime vokali dhe po mëson anglisht.
Një vendosmëri e tillë mund të jetë zili për këdo.
Marian përdor shfaqjet e saj publike dhe mediat sociale për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me sindromën Daun dhe për t’i kujtuar ata se janë në gjendje të bëjnë gjithçka që dëshirojnë.
Më 14 nëntor, Marian mori çmimin e parë në ‘Quincy Jones 2020’ , i cili iu dha asaj për arritjet e saj si modele dhe për të qenë një personazh model për të tjerët.
Ne besojmë se një vajzë me një forcë të tillë mendore dhe një dëshirë për të ecur përpara, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë meriton gjithçka që ajo ka: famë, respekt, mundësi për të frymëzuar të tjerët dhe më e rëndësishmja, ëndrra e saj që u bë realit