E ndërsa ishte i pari Bledian Koka ai i cili me me dorëheqjen e tij nga News 24, njoftoi hapjen e nje kanali te ri ku do të ishte pjesë edhe ai si drejtor informacioni, sot janë zbardhur detaje të reja rreth kanalit të qujtur “FAX NEWS”.
Ai vjen si një rival i hapur i News 24, dhe do të jetë në pronësi të Kasem Hysenbelliut i cili më parë ka qenë aksioner i Focus Media Group dhe ish-drejtor i News 24.
Fax News mësohet se do të nis transmetimin e tij në shtator dhe do të ketë një programacion të larmishëm për karakteristikën e vet duke mos iu ndarë lajmit 24/7.
Televizioni informativ do të transmetojë nën valët e Planet Television duke filluar që nga muaj Shtator./IMA/