Pavarësisht pandemisë, me shpresën se viti që po lëmë pas nuk do të vijë me një të ngjashëm, kemi nevojë për të gëzuar dhe kush më mirë mund ta bëj këtë përveç televizionit i cili prej kohësh njihet si ai që “pushton” familjet gjatë darkës tradicionale
Me këtë në mëndje dhe Vizion Plus dhe gjatë ndërrimit të viteve nuk do të mungojë në ekran me programacionet festive.
Pasi prej kohësh nata e vitit të ri ishte e “pushtuar” nga Agron Llakaj me “Al Pazar”, Vizioni mesa duket ka vendosur të thyejë traditën.
Mbrëmja e datës 31 Dhjetor do t’i kushtohet muzikës në Vizion Plus duke filluar nga ora 21.00 nën titullin “Vizion Pozitiv” i cili do të shoqërojë deri natën vonë familjet shqiptare. Formati special vjen nën kastin e “Këngë Moj”, i cili tashmë ka një audiencë të madhe.
“Vizion Pozitiv” do të mbledhi bashkë në skenë artistë të njohur të trevave shqiptare të cilët do të na dhurojnë emocione përmes këngëve tradicionale të vendit.
Emisioni do të ritransmetohet përsëri në drekën e datës 1 Janar pas mbarimit të edicionit informativ, për ti lënë vendin një tjetër formati satire të titulluar “Armiku i Popullit” në orën 19.40
Pas kësaj, Agron Llakaj me AlPazar do të vijë në datën 1 Janar në orën 21.00 me programin e dedikuar festës së Vitit të Ri.
InfoMedia Albania