Pas një periudhe të gjatë pritje, përkatësisht që nga 15 Nëntori i 2015, me startimin e “Select” me një strukturë komplet të rinovuar, më në fund janë zgjedhur edhe prezantuesit e përherëshëm të këtij formati.
Në një votim i cili zgjati 5 muaj, publiku pati mundësinë që të votonë 8 moderatorë momental, ku katër prej tyre arritën që të fitonin simpatinë e publikut duke u bërë ikonat e reja të emisioneve të Top Channel.
Ata janë: Liesa Haxhiasllani, Kiara Tito, Ardit Murataj dhe Mishel Rrena të cilët bashkë me prezantuesen e vjetër të “Select”, Jonën, do të na shoqërojnë tani e tutjë në hapsirën dedikuar muzikës rinore në ekranin e gjigandit mediatik shqiptar.
InfoMedia Albania// Justin Kasaj | Ndalohet riprodhimi pa autorizim i ketij materiali