“Sarasvaticandra” është telenovela më e re që transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në ekranin e Televizionit Klan.
Një histori romatike dashurie mes dy personazheve, Saras dhe Kumud, që në pak ditë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
“Sarasvaticandra” është prodhim tepër i suksesshëm indian, fitues i disa çmimeve perstigjoze në vend.
Në qendër të këtij seriali është Saraswatichandra, rol i cili luhet nga aktori indian Gautam Rode. Përveçse një aktor mjaft i njohur në Indi, Rode është edhe prezantues.
Në 2015 – ën, ai u vlerësua me çmimin si aktori më i mirë, në ndarjen e çmimeve “Lions Gold Awards”, për rolin e tij në këtë telenovelë, ndërsa numëron disa çmime të tjera prestigjoze.
I lindur në Mumbai, Rode ka luajtuar në disa seriale dhe filma tepër të suksesshëm gjatë karrierës së tij si aktor.
Partnerja krah tij, e cila në telenovelën Saraswatichandra vjen në rolin e Kumud, quhet Jennifer Winget. Ajo është 30 – vjeç dhe ka lindur në Goregaon të Mumbait, Indi.
Edhe bukuroshja Winget është gjithashtu prezantuese televizive në vendlindjen e saj, ndërsa si aktore është shfaqur në disa seriale të famshme.
Për rolin e saj si Kumud, 30 – vjeçarja është vlerësuar me çmimin si aktorja më e mirë nga kritika.
Ndërsa në 2012 – ën ajo mbante vendin e 21, si një ndër femrat aziatike më seksi në botë, sipas revistës “Eastern Eye”. /tvklan.al