Ashtu si ju kemi informuar edhe para disa ditësh, këtë sezon të ri televiziv Top Channel vjen si kurrë më parë me një programacion të pasur si kurrë më parë, ndër to edhe startimi i quiz show-t më të ri Të Gjithë për Një i cili këtë vit do të zvëndësojë100 Milionë formatin quiz tradicional në televizionin kombëtar.
Ndërsa pritet të startojë këtë të Martë, Të Gjithë për Një, do të jetë nën moderimin e Eno Popit hapsira e të cilit mbetet e njejtë me vitin e kaluar në TCH.
Eno Popi ishte po ashtu edhe drejtues i 100 Milionë i cili mesaduket ka përfunduar rrugëtimin e tij në Shqipëri për tia lënë vendit formatit të ri ku konkurenti do të ndihmohet nga fëmijët, të cilët i kishin vite që i mungonin Top Channel në një format të dedikuar.
Copyright IMAlbania.com