Pas një periudhe shkëputje, “Dancing with the Stars 7” pritet të rifillojë së shpejti. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur producetja e spektaklit, Holta Kolaneci, përmes një postimi në Instagram.
Pas lajmit të rikshimit në ekran të spektaklit të vallëzimit filloi edhe kureshtja se cilët do të jenë konkurrentët. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, Agron Llakaj donte s’donte zbuloi dy emrat e parë.
“Unë nuk do të jem pjesë e DWTS, sepse me linjat që kam nuk kam asnjë lidhje me vallëzimin. Dy djemtë e Al Pazarit do të jenë pjesë”, tha aktori.
Bëhet fjalë për aktorët Donald dhe Romeo Veshaj, ndërkohë që spektakli i kërcimit nuk dihet ende se kur do të fillojë.