Pas publikimit të emrit të parë, që ishte Arian Cani është zbuluar më në fund edhe juria e plotë e talent shoë-t më VIP-a, “Your Face Sounds Familiar”. Edhe pse ishin ende enigmatikë, tashmë gjithçka është bërë publike.
Pjese e spekaklit në Televizionin Klan do të jenë dy këngetarë mjaft të njohur nga publiku shqiptar. Bleona Qerreti është e vetmja anëtarë femër e jurisë e cila ka pranuar kërkesën e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës për të qënë anëtare jurie, pas suksesit të saj të parë në edicionin e fundit të “X Factor”, duke u zhvendour kështu përsëri nga Amerika për në Shqipëri.
Nuk do ndahemi ende nga Shtetet e Bashkuara, pasi një artist tjetër, që kohët e fundit jeton përtej Atlantikut, do të jetë pjesë e cast-it të vlerësuesëve të “YFSF”, Frederik Ndoçaj.
Emrat e jurisë ishin të fundit që mbeteshin enigmë nga formati i ri i TV Klan i cili do të startojë ditën e Hënë, dt.14 Mars ora 21:00.