“Big Brother VIP Kosova” është kaq shumë i komentuar. Një ndër personazhet që bëri bujë me paraqitjen e tij ishte Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati. Ai së fundmi, ka prekur me historinë e jetës së tij.
Ai zbuloi se bashkëshortja e tij është me nevoja të veçanta dhe për momentin ndodhet një kujdestare pranë saj që kujdeset për të.
“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, theksoi ai.
Pas rrëfimit të tij që ka bërë brenda shtëpisë së BBV Kosova, të tjera detaje prekëse kanë dalë lidhur me jetën private të artistit. Mësohet se Gjoni është i martuar me një zvicerane dhe kanë një djalë 5 vjeç së bashku, shkruan Kryefjala.com.
Jo vetëm kaq por i njëjti burim bën me dije se bashkëshortja e Gjonit ka humbur 90% të shikimit rreth 7 vite pas martese. Shkak është bërë pikërisht një sëmundje e trashëguar.
Gjithsesi, Lugati ka folur gjithnjë me shumë dashuri për gruan e tij. Artisti i njohur është mjaft aktiv edhe në diskutimet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova si dhe në lojërat që krijohen nga banorët.
Jo vetëm Gjon Karrica por edhe banorë të tjerë si Edoni kanë treguar momente nga jeta e tyre private.