Në Nepal është një fshat, i quajtur Hoske ku të gjithë banorët janë jashtëzakonisht të varfër dhe për të mbijetuar ata ranë në kontak me trafikantë organesh, shkruan Daily Mail.
Pa menduar shumë ata shitën nje nga veshkat e tyre, për të siguruar jetën e familjarëve të tyre, duke parë se të ardhurat nuk buronin nga askund. Ky fshat edhe pse ka një emër zyrtar të gjithë e njohin si “Fshati i Veshkave”.
Ajo çka është për t’u habitur këtu është se ka raste ku ky organ shitet edhe për 150 dollarë.
Nga jeta e varfër ata detyrohen ta falin gati vetëm për pak ushqim. Çmimi arrin ndonjëherë edhe në 2 000 dollarë. Trafikantët, i marrin këta banorë dhe i dërgojnë në Jug të Indisë ku kryejnë të gjitha transplantimet dhe i shesin në tregun e zi.