Elçin Sangu ka lindur më 13 gusht të vitit 1985 në Izmir. Ajo ka mbaruar studimet në Universitetin “Mersin”, por në vitin 2006 fitoi edhe një bursë për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura. Pasi ndoqi një sërë kursesh aktrimi, ajo filloi të interpretonte edhe në seriale apo telenovela. Roli i saj më i spikatur mbetet ai në serialin “Dashuri me qira”, ku të gjithë e kanë cilësuar si pasuesja më e denjë e aktores Meyrem Uzerli (Mbretëresha e natës). Edhe pse serialet që fillojnë gjatë sezonit të verës nuk priten të sjellin ndonjë risi në ekranet e vegjël, surpriza ka qenë vetë kjo aktore, e cila i ka befasuar të gjithë dhe ka marrë vlerësimet më të mira.
Elçin Sangu ka interpretuar gjithashtu edhe në serialin e mirënjohur “Kurti dhe Sura”, por roli i saj më i rëndësishëm sigurisht që mbetet ai i Defnes në telenovelën “Dashuri me qira”, i cili starton sot ne oren 20:00 ne Jolly HD.
Shumë diskutime janë ngjallur për çiftin më të ri në serialin “Dashuri me qira”, por ajo që ka befasuar më shumë është Elçin Sangu. Ngjyra e saj e kuqe e flokëve është bërë lajm në disa faqe të para të revistave të ndryshme. Elçin, për ta vërtetuar se ngjyra e saj e flokëve është origjinale është detyruar të nxjerrë disa foto kur ishte e vogël. Një kokëkuqe e lezetshme dhe quka. Me sa duket, në Turqi i adhurojnë kokëkuqet, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe me Meyrem Uzerli (Selin: Mbretëresha e natës)
Elçin Sangu është 1.69 cm e gjatë, peshon 58 kilogramë dhe shenja e saj e horoskopit është gaforrja. Ajo është një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, sidomos e Instagramit.
Marrë nga Tring