Në episodin e sotëm në “PërPuthen” ka bërë hyrjen dy djem të rinj.
I pari, quhet Dorian Kuka dhe dukshëm do jetë pjesë e rëndësishme e emisionit pasi ndezi menjëherë debat në studio. Doriani është 29-vjeç nga Lushnja. Ai tregoi se deri në moshën 22-vjeçare kishte qenë futbollist, mirëpo më pas ishte tërhequr për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar dhe operacioneve që kishte kryer. Më vonë, ai ishte marrë me modeling.
Dorjani komentoi vajzat e “Për’puthen” me komplimente të shumta, mirëpo zgjodhi të mos thoshte asnjë fjalë të mirë për Antonelën dhe Ledjanën. Ai u shpreh se dy vajzat i duken si vjehrra dhe nusja që grinden gjithë kohën, ndërsa ky koment iu duk i pavend dy konkurrenteve.
“Jeni si nusja me vjehrrën”- Djali i ri në
Ndërkohë, djali i dytë kishte emër të veçantë pasi quhej Princ. Ndërsa foli për veten, Princi tregoi se është 24 vjeç dhe se punon veteriner në biznesin e tij privat. 24-vjeçari u prit me buzëqeshje e gëzim nga vajzat, të cilat e cilësuan tepër të ëmbël.