Është 25 vjeç dhe ka plot 20 vjet që jeton në Greqi. Daniel Nurka, është djali shqiptar që pasi korri sukses në botën e modelingut është futur në atë të televizionit duke mbajtur në ankth shikuesit e Mega në pritje të serialit më të ri televiziv “Krushqit nga Tirana”.
Vënë në skenë një vit më parë në teatër, kjo komedi që tani është transformuar në një serial televiziv, vjen në tetor në Mega Channel si një prodhim që po pritet me shumë kërshëri nga shikuesit.
Danieli tregon: “Në serial unë jam Alfredi, jam çift me Xhenin, vijmë nga Anglia, domethënë të gjithë mendojnë se vij prej andej. Në fillim jam anglez, por më tej ata mësojnë se origjina ime është nga Shqipëria.
Duke folur në Mega mbi jetën e tij, Daniel Nurka tregon: “Origjina ime është nga Shqipëria, kam lindur atje dhe kam ardhur në Greqi kur isha pesë vjeç”.
Pohon se racizmi ekziston edhe pse ai nuk e ka vrarë mendjen shumë: “Të jesh racist me diçka që nuk je rastësisht është një formë ekstreme e racizmit”.
Thekson se kurrë nuk e ka fshehur origjinën as për t’u lidhur me vajza e as për punë: “Unë kurrë nuk e kam fshehur origjinën time. Në shkollë shpesh ndjeja se isha ndryshe nga të tjerët, sepse jam nga Shqipëria, por nuk më kanë ngacmuar!
Dhe përfundon duke thënë: “E sigurova jetesën përmes modelimit për disa vjet, por qëllimi im ka qenë gjithmonë të përfshihem në aktrim”.
Talenti po i shpërblehet sepse Danieli tani do të zërë prime time javor në Mega me serialin më të ri komik që paraprakisht renditet në majat e audiencës së kërkuar në Greqi.
https://www.youtube.com/watch?v=AKfrAlq7T0k&feature=emb_title