Sipas legjendes, “Mbreteresha e nates” eshte nje lule e çmuar e cila lulezon vetem njehere, ndaj dhe kushdo qe mund ta shohe kete moment konsiderohet si njeri me fat. Historia e Selin dhe Kartal nis ne nje nate si kjo.
Lexo edhe Meyrem Uzerli “zbarkon” në Vizion Plus
Selin eshte vajze e bukur, e bija e nje nene franceze dhe babai turk. Ajo jeton se bashku me te emen ne nje qytet te vogel ne Grasse, Jugu i Frances dhe nuk di thuajse asgje per vendin e origjines se babait te saj. Ne boten e saj te vogel, ajo njihet si vajza e parfumeve, duke vene ne pune te gjithe kreativitetin ne prodhimin e tyre.
Kartal, ne anen tjeter, jeton ne Stamboll dhe punon ne nje biznes te madh familjar. Kur ishte femije, prinderit e tij u vrane dhe ai mbeti jetim. Qe prej asaj dite, ai u rrit nga Hazizi te cilin e konsideronte si nje baba. Ne shenje mirenjohjeje, ai pranon te martohet me vajzen e Hazizit, Esran edhe pse ai nuk ishte i dashuruar me te. Duke qene se Kartal nuk kishte nje martese te lumtur, ai ia dedikonte pjesen me te madhe te kohes punes se tij.
Per nje udhetim pune, Kartal udheton drejt Grasse se bashku me nje mikun e tij te ngushte. Atje takohet me Selin dhe terhiqet prej saj ne shikim te pare. Ndonese e dinte se dashuria e tij do te shuhej brenda nje nate, ai tenton ta provje dhe te shoh se çdo te ndodhte. Selin, ne anen tjeter, nuk e dinte qe Kartal ishte nje burre i martuar dhe besonte se kishte gjetur dashurine qe kerkonte prej vitesh. Ata nuk menduan asgje, thjesht jetuan momentin. Megjithate, dashuria e tyre e paster nuk do te sjelle lumturi dhe atyre u duhej te perballeshin me shume pengesa.
Ne kete histori, do te zbuloni nje histori dashurie qe nis ne France dhe vazhdon ne Turqi. Çfare do te beje Selin kur zbulon se Kartal eshte i martuar? A do te mundet Kartal te hedh gjithçka pas e te nis nje jete te re me Selin? A do te munden te gjejne lumturine Selin dhe Kartal?
Kasta e aktoreve:
Nëna dhe babai i Jëlldërëmit janë nga Mardina. Për shkak se babai i tij ishte mësues, ai lindi në Konya, në vitin 1979. Jëlldërëmi ka studiuar për inxhinieri makinash në universitetin “Yildiz Teknik Üniversitesi”, ku dhe u diplomua pas tetë vjetësh.
Më 20 qershor të vitit 2008 ai u njoh me Burçin Terziogllu në telenovelën “Furtuna” dhe u martua me të. Më 30 qershor të vitit 2014 ata u divorcuan.
Murati ishte shumë i talentuar në muzikë dhe në teatër dhe ka luajtur si aktor amator për 3 vjet në teatrin e universitetit të tij. Me anën e miqve që kishte krijuar në teatrin e universitetit ai arriti të futej në botën e televizionit. Në vitin 2003 ai mori një rol në telenovelën “Dashuria e pavdekshme”. Por kjo telenovelë zgjati vetëm 13 episode.
Në vitin 2004 ai fitoi një rol me emrin “Mesut” në telenovelën “Të gjithë fëmijët e mi”. Ai vazhdoi aktrimin në telenovelën “Gënjeshtër e madhe”.
Në vitin 2006 fitoi rolin kryesor në telenovelën “Furtuna”. Në të njëjtin vit, ai kandidoi për çmimin “Portokalli i artë”, në filmin “Araf” ku ishte aktor kryesor.
U bë edhe më i famshëm në telenovelën “Asi” me emrin “Demir” ku ndante bashkë me Tuba Büyüküstün rolin kryesor. Demiri u bë i pasur pas 25 vjetësh dhe kthehet në Antalja duke marrë pronësinë e shumë tokave atje. Tema e kësaj telenovele ishte dashuria e Asisë me Demirin.
Në vitin 2009, firmosi kontratën për telenovelën “Dashuri dhe ndëshkim” me kompaninë filmike “TMC”. Një telenovelë në të cilën mori rolin kryesor.
Pas kësaj, luajti në një telenovelë me titull “Memecët” të “Tims Productions” me emrin “Exhevit”. Exheviti ka qenë një fëmijë i cili ka bërë një aksident që kur ka qenë i vogël. Atë e çuan në një burg për të mitur dhe atje ka përjetuar shumë ngjarje të pakëndëshme. Por edhe pse ndaj tij janë bërë shumë padrejtësi, djaloshi zgjedh të mos flasë dhe të bëhet memec bashkë me katër fëmijë të tjerë. Pasi rriten dhe marrin drejtime të ndryshme ata do të ritakohen dhe do të nisin luftën për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.
Merjem Uzerli ka lindur në 12 Gusht 1983 në Gjermani në rajonin e Esenit në qytetin e Kaselit. Ajo vjen nga një familje prej katër fëmijësh dhe është më e vogla pre tyre. Ka dy vëllezër dhe një motër. Emrin e plotë e ka Merjem Sahra Uzerli, babai i saj quhet Hysein Uzerli, i cili është turk, kurse nëna e saj quhet Ursula, e cila është gjermane.
Ajo u shpërngul në Hamburg dhe u arsimua në institucionin “Schauspielstudio Frese” për aktrim dhe teatër. Ajo ka luajtur në qendrat më të rëndësishme teatrale të Berlinit, Hamburgut dhe të Kaselit. Mejremi mori pjesë në audicionet e bëra për serialin “Sulejmani i Madhërishëm” dhe pas 8 muajsh, në vitin 2011, u përzgjodh si aktorja që do të luante rolin e Hyrremit.
Është 173 cm e gjatë. Gjuha e saj amtare është gjermanishtja. Në të njëjtën kohë flet edhe anglisht. Edhe pse mund të mos e flasë shumë mirë turqishten, përpjekjet për ta mësuar janë të mëdha.
Merjem Uzerli ka aktruar në shumë filma dhe seriale në Gjermani. Ajo është marrë me aktivitete të ndryshme sportive si: kalërim, not dhe basketboll.
Edukimi: 2000-2003 në Hamburg, më pas në studion filmike “Schauspielstudio Frese”, “Oyunculuk studio” 1999-2004, “Kassel dock 2000″ ka marrë kurse aktrimi me Monica Heyder dhe në 2002 ka marrë kurse kërcimi tek “Atölye Dans Dersi”.
Ka luajtur në reklamat e markës së famshme “Elidor” në SHBA në vitin 2012-2013 dhe ka luajtur në një film në kinematë amerikane me aktoren Drew Barrymore.
Gjatë viteve 2011-2013 ka luajtur në serialin “Shekulli Madhështor”, produkt i kompanisë “Tajlan Biraderler” me regjisor Timur Savxhë dhe skenariste Meral Okaj. Pas vdekjes së Meral Okajit, skenarin e vazhdon Yëllmaz Shahini. Merjem Uzerli ka luajtur në këtë serial me aktorët e famshëm si: Halit Ergenç, Nebahat Çehre, Okan Jalabëk, Burak Ozçivit, Ozan Gyven, Mehmet Gynsyr, Nur Fettahoglu, Selma Ergeç, Pelin Karahan, Merve Bolugur, Engin Ozturk, Aras Bulut Iynemli, Berrak Tyzynataç, Deniz Çakër, Meltem Xhumbu dhe Sarp Akkaja.
Gjatë viteve 2011-2013 Merjem Uzerli u sëmur rëndë për shkak të mbingarkesës së madhe dhe e la telenovelën përgjysmë për të shkuar në Berlin. Për sa kohë që Merjem Uzerli ishte e sëmurë, i dashuri i saj, Xhan Ateshi, i kishte propozuar për martesë dhe u mësua se ajo i kishte thënë “Po.”. Ata u divorcuan për shkak se Merjemi kishte ngelur shtatzënë. Në vitin 2014 Merjemi sjell në jetë një vajzë me emrin Lara.
Selim Bayraktar lindi në vitin 1975 dhe ështëë aktor turk i njohur në serialin “Sümbül Aga” në Muhtesem Yüzyil. Ai lindi në Kirkuk, Iraq, në një familje me origjinë turko-irakiane. Gjatë ditëve të fundit të luftës Iran-Irak, një i dërguar r i Sadam Hussein viziton shkollën në të cilën Selim studionte dhe e zgjedh atë që ti shërbejë në ushtri. Në këtë moment familja e tij e dërgon në Turqi ku ai punon në “Teatrin shtetëror turk” pasi diplomohet në universitetin e Hacettepe në vitin 2000.
Ugur Polat lindi më 1 Janar 1961 në Stamboll dhe është një aktor i mirënjohur turk. Ai ishte një student teatri në konservatorin e Stambollit. Më vonë i bashkohet “Ankara Art Theatre” (Ankara Sanat Tiyatrosu). Filmi i tij i parë ishte “SIS” në vitin 1988 në të cilin luajti rolin e Erol!
Seda Akman lindi më 13 Janar 1978 në Kütahya, Turqi. U bë shumë e njohur me filmat “Yes Sir” (2007), “Toss Up” (2004) dhe Balans ve manevra (2005). Shkollën e mesme(4 vjecare) e kreu në Ankara. Mori çmimin “Best Fotomodel” në Turqi në vitin 1999.