Mbrëmjen e djeshme në kanalet e platformës Tring përfundoi seriali i mirënjohur “Mos u Dorëzo” i cili arriti një shikueshmëri mjaft të kënaqëshme, vendi i të cilit ashtu si ju informuam edhe pak ditë më parë do të zihet nga “Flakë Pasioni” i cili do të transmetohet në të njejtin orar me serialin parardhës.
Sinops i Serialit
Bajrami dhe Salihu i japin një premtim njëri-tjetrit për të martuar dy fëmijët e tyre sapo të arrijnë moshën madhore. Ata do të rriten në dy qytete të ndryshme. Pasuria e madhe nuk do ta pengojë Bajramin të harrojë premtimin. Koha kalon, por fëmijët tanimë kanë ndjekur rrugë të ndryshme. Hylja ka një plan që askush s’e ka menduar.
Një histori e vjetër që vazhdon të lëndojë të tashmen. Një premtim që do të bashkojë Kerimin dhe Hyljanë, por a do të pranojnë ata të dy të ndjekin fatin e tyre? Atëherë kur mendon se u ke thënë lamtumirë vuajtjeve, të fshehtat dhe sekretet nuk mposhtin dot dëshirën e zjarrtë për të arritur atë çka do. Një rrugë pa kthim, një fund i panjohur…
Po kush janë personazhet që do të na shoqërojnë në javët në vazhdim në 3Plus? Le ti hedhim një sy!
Seraj Gozler
Emri i saj i vërtetë është Seraj Gozler Jeniaj. Ka lindur më 27 Tetor 1961 në Adana. Është diplomuar nga universiteti Mimar Sinan në degën e Teatrit. Është një aktore e cila luan në teatër dhe në telenovela. Ka luajtur në telenovelën “Babai i mrekullueshëm” me emrin Shule, “Dhëndri i huaj” me emrin Hajrie. Në vitin 2002 ka marrë çmimin “Gruaja më e mirë në komedi” në pjesën teatrale të “Lulja Kaktus”. Ndërsa në vitin 2011 ka fituar çmimin “Artistja më e mirë” në teatrin “Dy herë dy”.
Exhem Ozkaja (Exhem Nur Ozkaja)
Exhem Ozkaja (Exhem Nur Ozkaja) ka lindur më 25 Qershor 1988 në Stamboll. Është një aktore turke. Ka studiuar për Radio dhe Televizion. Nga viti 2012 e deri më sot ajo ka qenë pjesë e telenovelës së transmetuar në “Fox tv”, “Vajza e pasur dhe djali i varfër”, në rolin e Birixhikut. Dhe tani do të marrë pjesë në telenovelën “Kënga e jetës” në rolin e Melekut. Ka luajtur në telenovelat “Shqiponjat fluturojnë në lartësi”, “Fluturim të mbarë”, “Një familje e madhe”, “Dëlirësi”, gjithashtu edhe në filmin “Ju dua”.
Tajanç Ajajdin
Ka lindur më 7 Gusht 1979 në Stamboll. Është një aktor i telenovelave dhe kinematografisë turke. Ka marrë pjesë në shumë telenovela dhe filma të ndryshëm. Ai ka ardhur në këtë jetë më 7 Gusht 1979 në Stamboll. Ka mbaruar studimet në kolegjin privat “Ozel Doga”. Gjimnazin e ka bërë në “Gjimnazi i përkthimit”. Ka studiuar në universitetin “Mimar Sinan” në degën e teatrit. U martua me Bullut Kopyk në vitin 2011 dhe u divorcuan po në të njëjtin vit. Ai ka luajtur në rolin e doktor Kahramanit në telenovelën “Alije” dhe bëhet i njohur me këtë telenovelë. Tajanç Ajajdën luan rolin e Hysein Xhevher në telenovelën “Kënga e jetës”, e cila transmetohet në “Kanal D” prej 9 Shkurtit të vitit 2016.
Birkan Sokullu
Birkan Sokullu ka lindur më 6 Tetor 1985 në Stamboll. Gjyshërit e Sokullu janë emigrantë nga Bosnja. Ai ka fituar çmimin e tretë si “Modeli më i mirë i Turqisë”. Sokullu la karrierën e basketbollit për shkak të dëmtimit që pësoi në këmbë. Ai është diplomuar në degën e Radios dhe Televizionit nga universiteti “Maltepe”. Ndërkohe që ishte duke studiuar në universitet ai filloi karrierën e modelingut. Ka marrë mësime aktrimi nga “Dolunay Soysert”. Birkani filloi të tërheqë vëmendje në serialin televiziv “Gra të vogla”.
Burxhu Birixhik
Ka lindur më 4 Maj 1989 në Elmali. Ajo u përzgjodh mbretëresha e Mesdheut në vitin 2006 në konkursin e zhvilluar në Antalja. Burxhu ka marrë pjesë në festivalet e teatrit dhe pasi ka marrë çmim, ajo vendosi të marrë një edukim profesional në këtë fushë. Krahas degës së arkeologjisë, filloi studimet për aktrim. Birixhik e filloi karrierën e saj duke marrë pjesë si stazhiere në teatrin e bashkisë së Bornovës. Ajo ka marrë role të ndryshme në pjesët teatrale si “Një e dyta”, “Vizita e gruas së moshuar”, “Mbyll sytë dhe bëj detyrën”. Ajo ka dalë në televizor për herë të parë në vitin 2007 duke marrë pjesë në telenovelën “Meshkujt” në të cilën ka pasur një rol dytësor. Më pas ka marrë pjesë në një film të shkurtër të quajtur “Koha e tokës”. Birixhik konkurroi në “Kanal D” për të fituar rolin e vajzës Artiz Mektebi. Konkursin e kaloi me sukses dhe mori rol kryesor bashkë me Alixhan Ajtekin. Më pas ka marrë role dytësore në telenovela si “Shekulli madhështor”, “Brisku i përsosur”, në vitin 2012. Ka luajtur rolin e Derjas në telenovelën “Vëllezër armiq”. Aktorja ka luajtur në telenovelën “Kështu më dashuro” ka pasur rolin e një vajze me emrin Seda. Gjithashtu ka luajtur edhe në shumë reklama të markave të ndryshme. Birixhik ka marrë rol në telenovelën “Çështje nderi” ku ka qenë vajza me emrin Kybra. Ndërsa tani do të luajë në telenovelën “Kënga e jetës” rolin e Hyljasë. Burxhu Birixhik u martua me Emre Jetkin në vitin 2016.