Emri i saj është Mahpejker Kosem, ndërsa para pranimit të islamit është quajtur Anastasija. Historianët nuk janë të mendimit për prejardhjen e saj. Disa mendojnë se është nga Greqia, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është me prejardhje nga Bosnja. Ajo është lindur në vitin 1590.
Në pallatin e sulltanit e dërgoi valiu boshnjak ndërsa ajo në atë kohë kishte 15 vjet. Pas ardhjes në pallatin e sulltanit e pranoi Islamin dhe e ndërroi ermin në Kosem. Atë e thirrnin edhe Mahpejker për shkak të dashurisë së madhe që sulltani kishte për të. Ajo ishte gruaja e sulltan Ahmetit, sulltani i 14 i P. Osmane.
Ajo i lindi shtatë fëmijë sulltan Ahmetit, mes këtyre fëmijëve ishin edhe dy sulltanë, sulltan Murati IV dhe Ibrahimi i I.
Sulltanesha Kosem gjatë jetës së saj u bë njëra nga gratë më të forta dhe më me ndikim në Perandorinë Osmane. Në moshën pesëdhjetë vjeçare ajo dominonte plotësisht me P. Osmane.
Që në moshën 28 vjeçare ajo kishte pozitë kyçe në perandori. Planifikonte dhe organizonte mbledhjet e divanit të sulltanit, ndërsa gjatë kohës së fëmijëve të saj, sulltan Muratit IV dhe Ibrahimit I. ajo ishte udhëheqësja kryesore. Djali i saj Murati IV në pushtet erdhi në moshën 11 vjeçare dhe për këtë roli i nënës së tij ishte i pashmangshëm për ruajtjen e shtetit. Në anën tjetër Ibrahimi i I ishte i sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të udhëheq me shtetin. Ajo ndikim të madh kishte edhe kur në pushtet erdhi nipi i saj Mehmedi IV.
Aktivitetet humanitare
Sulltanesha Kosem ka qenë e njohur edhe për aktivitetet e saja humanitare. Ajo kishte kujdes për të varfrit në gjithë Perandorinë. Çdo vit në muajin Sh’aban pak para Ramazanit shkonte në burg dhe ua paguante të gjitha borxhet të burgosurve të cilët ishin burgosur për shkak se nuk kishin mundësi t’i paguajnë borxhet. Gjithashtu ndihmonte muslimanët që udhëtonin për në vendet e shenjta në Mekë dhe Medine.
Atentati
Sulltanesha Kosem insistonte të kontrolloj jetën në pallat dhe duke e konsideruar të paaftë Mehmetin e IV donte ta ndërronte me nipin tjetër. Mirëpo, nëna e tij Hatixhe Turhan nuk donte ta lejoj këtë dhe planifikoi një atentat për likuidimin e saj. Ajo u vra në vitin 1651 dhe u varros pranë burrit të saj, sulltan Ahmedit në Stamboll.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...