Ditën e sotme filloi transmetimin “Love Story” në ekranin e Televizionit Klan. Një format që vjen nga Alketa Vejsiu ku ka për protagonist kryesor Saimirin, një djalë biznesmen dhe simpatik i cili do të na shoqërojë në ekran gjatë të hënave në rrugëtimin e tij për të gjetur dashurinë me 18 vajzat konkurente.
LEXO EDHE: Zbulohen detaje për Saimirin, protagonistin e ‘Love Story’
Ndërsa Sajmiri do të jetë një i vetëm në këtë format, vajzat mesa duket do të jenë të shumta. Ajo që vihet re, është se formati është përpjekur të vendosi një larmishmëri të vajzave që marrin pjesë në këtë format.
Ja cilat janë ato:
Enxhëll Lengo
Enxhëll Lengo, 25 vjeçe nga Gjirokastra. Profesioni i saj është laborante dentare. Për më shumë se 10 vite ka qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin. Është pak e ndrojtur, ndaj nuk e fsheh që shpesh disa nga dëshirat e saj janë frenuar për shkak të natyrës që e karakterizon. Ka ardhur në “Love Story” për të sfiduar veten!
Suela Karaj
Suela Karaj, 22 vjeçe nga Tirana. Studion për marketing, ndërkohë që kërcimi dhe piktura janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. Pika e fortë e Suelës në program, me të cilën ajo do të sfidojë vajzat e tjera, do të jetë karakteri.
Stelina Hoxha
Stelina Hoxha, 23 vjeçe nga qyteti i Kuçovës. Është trajnere tenisi. Dashuria e saj e parë ka qenë violina, ka ndjekur kurse për 7 vjet me radhë, derisa vendosi që të heqë dorë prej saj. Sporti është zgjedhja e duhur për Stelinën, e ka ndihmuar që të jetë një perfeksiononte e pagabueshme dhe fitimtare jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.
Xhesi Peraj
Xhesi Peraj, 26 vjeçe nga Shkodra. Profesioni i saj është juriste. Xhesi është një vajzë e drejtpërdrejtë, e bindur në atë që kërkon. E cilësojnë si kokëfortë, por është tolerante dhe e duruar. Të ndihmojë njerëzit i pëlqen shumë, prej kohësh është vullnetare në qendra të ndryshme sociale për moshat e treta dhe njerëzit në nevojë. I do shumë kafshët, por dashuria më e madhe për të janë macet.
Kejda Topi
Kejda Topi, 23 vjeçe nga Tirana. Është prezantuese radiofonike. Radioja për të është shumë e rëndësishme, e cilëson si magjike. Pika e saj e fortë është zëri, pasi mendon se emocionet më të forta vijnë prej tij. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë në palestër.
Vivien Thano
Vivien Thano, 27 vjeçe nga qyteti i Durrësit. Profesioni i saj është menaxhere marketingu. Çdo gjë në jetë e ka ndërtuar vetë. Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg saj, por pas 9 vitesh ata janë shumë krenarë për të. Puna që bën i jep shumë kënaqësi, pasi merr shumë energji pozitive. Sportet që pëlqen më shumë janë volejbolli dhe basketbolli.
Flavia Harizaj
Flavia Harizaj, 23 vjeçe nga qyteti i Fierit. Studente për financë. Gjithmonë i ka pëlqyer bota e televizionit, Flavia është më e lirshme para kamerës, sesa para njerëzve, për këtë e kanë ndihmuar fotosesinet dhe videoklipet ku ka marrë pjesë. I pëlqen shumë të kërcejë, pasi kërcimi për të largon të gjitha energjitë negative.
Nensi Çullhai
Nensi Çullhai, 24 vjeçe nga Tirana, e diplomuar për financë. Natyrën e saj impulsive di ta menaxhojë shumë mirë me diplomacinë që e karakterizon. Shpirti garues dhe fakti që arrin të përshtatet lehtësisht, e bën të fitojë gjithmonë. Pikat e saj të forta janë sinqeriteti, besnikëria dhe shpirti gazmor. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë duke luajtur volejboll ose basketboll.
Klea Shkurti
Klea Shkurti, 24 vjeçe nga Kavaja. Ka mbaruar studimet për gazetari, ka punuar për disa vite në prapaskenë, por tani ka vendosur të zbulojë magjinë e ekranit. Poezia është pasioni i saj më i madh. E nis ditën me entuziazmin e tyre dhe qetësohet para se të flejë duke hedhur në letër ndjesitë e saj. I pëlqen të kërcejë çdo muzikë, por do të veçonte muzikën latine.
Jonida Eshja
Jonida Eshja, 23 vjeçe nga Elbasani. Studente për dizajn. Rruga drejt qytetit për një vajzë nga fshati nuk është e lehtë, por nëse ke guximin dhe ambicien e Jonidës, gjithçka arrihet. Kërcimi është një moment magjik për të që e çliron nga stresi dhe i ndriçon mendjen.
Silvana Xhani
Silvana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhët e huaja në Milano. Është modele te Elisabetta Franchi. Në moshën 12-vjeçare është larguar me familjen e saj nga Shqipëria. Shkon çdo ditë në palestër, përveçse e ndihmon që të ketë një trup të bukur, i fal shumë kënaqësi. Pamja e ka ndihmuar në çdo punë që ka qenë, por ambicia është arma e saj e fortë. Sporti që i pëlqen më shumë është basketbolli.
Albana Xhani
Albana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhë të huaja në Milano. Është modele te Elisabetta Franchi. Njeriu më i dashur për të është padyshim motra e saj binjake, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Janë kudo bashkë, dhe programi “Love Story” nuk bën përjashtim për to. Për vite me radhë ka ndjekur kurse kërcimi, i ka pëlqyer që e vogël, por tani ka mbetur thjesht një pasion. Është shumë e drejtpërdrejtë, impulsive dhe kokëfortë.
Enxhi Haxhiu
Enxhi Haxhiu, 26 vjeçe nga Tirana. Është make up artiste. Kërcimi ka qenë për 20 vite dashuria e saj e parë dhe e vetme. Në jetë nuk i është dashur të sforcohet shumë për të arritur diçka, sepse ka besim te vetja, ka bërë atë që i ka pëlqyer dhe gjithmonë ja kam dalë mbanë. Me keqardhje, ka hequr dorë nga investimi më i madh i jetës, baleti. Vendosi të hapë një biznes që i kushtohet bukurisë. Tani është më e sigurt, më e fortë dhe më e pavarur.
Drita Perhati
Drita Perhati, 23 vjeçe nga Tirana. Ka mbaruar studimet për menaxhim politikash sociale. Është e qetë, por brenda saj fshihet vajza ambicioze. Ka një biznes me anë të të cilit organizon evente dhe përpiqet t’u dhurojë njerëzve momente që mbahen mend në kujtesë. Një nga gjërat që i pëlqen më shumë Dritës është të pikturojë portrete. Kohën e lirë e kalon duke luajtur volejboll.
Meri Murrizi
Meri Murrizi, 23 vjeçe nga Elbasani. Është modele. Personi më i dashur për të është gjyshja, është rritur me të dhe çdo gjë e ka mësuar prej saj, përfshi këtu edhe gatimet e ndryshme tradicionale. Jeta e saj ndryshoi 360 gradë kur nisi të punojë si modele. Ka jetuar dhe punuar në Turqi dhe Indi, ku ka pozuar për shumë marka të njohura. I pëlqen shumë muzika klasike.
Keisi Zela
Keisi Zela, 24 vjeçe nga Tirana. Profesioni i saj është gazetare. Arma e saj e fortë është fjala. Do që të jetë në qendër të vëmendjes, por ama është edhe altruiste dhe jep shpirtin për të tjerët. I pëlqen hipizmi, një sport që e ka praktikuar që kur ka qenë e vogël, moment ky i cili kristalizoi edhe dashurinë e saj për kafshët. Kohën e saj të lirë e kalon gjithmonë me dy qenushat e saj, pasi i falin qetësi dhe shumë dashuri.
Juli Melyshi
Juli Melyshi, 22 vjeçe nga Tirana. Studente dizajni. Që në moshë të vogël i ka pëlqyer që veshjet e saj t’i dizajnojë vetë, nuk i ka pëlqyer që të vishet si të gjitha moshataret. Është shumë e kujdesshme që çdo veshje dhe aksesor të reflektojë atë çka ajo është. Adhuron natyrën, peizazhet e bukura dhe perëndimet e diellit, sepse i japin frymëzim.
Arjana Shabani
Arjana Shabani, 26 vjeçe nga Elbasani. Është një trajnere personale për zumba dhe kërcime. Misioni i profesionit të saj është t’i bëjë njerëzit të ndihen gjithmonë të bukur dhe në formë. Prej vitesh jeton në Greqi, por sa herë ka mundësi rikthehet në vendlindje. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, pasi ka ardhur për të gjetur partnerin e jetës. Sporti që i pëlqen më shumë është futbolli dhe volejbolli.