Një djalë nëntë vjeç është shpallur si YouTuber më i paguar i këtij viti nga revista Forbes . Për vitin e tretë radhazi, Ryan Kaji ka arritur të ruajë vendin e tij si më i miri i platformës. YouTuberi fitoi 29.5 milion dollarë nga kanali i tij në YouTube ‘Ryan World’ në vitin 2020, pavarësisht nga një tërheqje e reklamave të fëmijëve që i shkurtoi të ardhurat.
Ryan Kaji, emri i vërtetë i të cilit është Ryan Guan, filloi të bënte video në YouTube në 2015 kur ishte vetëm katër vjeç. Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, çpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia