Florjan Binaj në muajin qershor rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe pas infektimit u karantinua në shtëpinë e tij për dy javë. Pak kohë më vonë, pasi ai kreu një test të dytë, rezultoi negativ dhe prej më shumë se 1 muaji ai nuk është më i prekur nga koronavirusi.
Mirëpo duket se njerëzit ndihen të frikësuar pranë tij dhe aktori ka treguar se një pjesë e mirë e tyre vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.
“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë, sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, tha Binaj në një intervistë për “Pushim On Top”.
Ai shtoi se kur e sheh këtë gjë kupton se ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.